Djali me sindromën Down nuk ftohet në ditëlindje, kjo është letra prekëse e nënës

Nëna e një fëmije me sindromën Down ka shkruar një letër prekëse në rrjetin social “Facebook”, pasi djali i saj nuk u ftua në festën e ditëlindjes së shokut të klasës.

Fun

26/06/2016 09:43

Jennifer Kiss Engele nga Kanadaja, shkroi letër të hapur të enjten për të prindërit që vendosën të mos pranonte në festë fëmijën e saj. Ai ishte i vetmi që u përjashtua nga ky organizim.

“E di se nuk e ftuat pasi ai është kështu, ju nuk mund të takoni një fëmijë të lumtur. E di se nuk e ftuat se ai nuk është i hareshëm, pasi ai ka një sens humori të bukur dhe një buzëqeshje të mrekullueshme”, fillon letra.

“E di se nuk është për shkak se fëmija jot dhe i imi nuk shkojnë mirë bashkë, pasi djali im përmend emrin e tij n disa raste. E vetmja arsye se pse ju vendosët se ishte në rregull që të mos e ftonit djalin tim në festën e ditëlindjes së fëmijës tuaj është se ai është me sindromën Down.

Jennifer ka shkruar këtë letër për të ndërgjegjësuar të rriturit në lidhje me fëmijë Down, t’iu thotë atyre se çfarë do të thotë të kesh një fëmijë të tillë, t’u tregojë se si duhen dashur personat e tillë. Gjithashtu, ajo fton nënën që nuk ftoi djalin e saj në festën e ditëlindjes që ta njohë fillimisht vogëlushin me sindromën Down.

“Personat me sindromën Down duan të kenë marrëdhënie të afërta me të tjerët. Duan të ndihen të dashuruar, duan të kontribuojnë në shoqëri, duan të kenë një jetë kuptimplotë dhe duan të shkojnë në festat e ditëlindjeve”, vazhdon letra.

Jennifer inkurajon prindin që të angazhohet që të njohë fëmijën e saj Down dhe i thotë që nuk është mirë të diskriminosh dikë vetëm se është me aftësi të kufizuara. Ajo fajësoi edhe vetën se nuk ka bërë mjaftueshëm që të ndërgjegjësojë familjet e tjera në lidhje me sindromën Down.

Postimi i saj në “Facebook” ka marrë gati 5 mijë pëlqime dhe është shpërndarë më shumë se  25000 herë. Gjithashtu ka me mijëra komente që mbështesin Jennifer-in dhe shprehin keqardhje për nënën që nuk pranoi fëmijën Down në festën e ditëlindjes së djalit./shekulli