Djali që humbi familjarët në masakrën e Reçakut u punësua me dëshirë për t’i mirëmbajtur varrezat

Ferid Bilalli banor i fshatit Reçak ka reaguar pas shkrimit të publikuar në lajmi.net për punësimin e Metush Ramadanit në varrezat e fshatit.

Lajme

07/03/2017 17:37

“Unë si banor i Reçakut dhe si djalë dëshmori ju sigurojë se nuk është e vërtetë se Komuna e Shtimes ka vendosur të punësoj Ramadanin në varreza. Ne familjet e dëshmorëve dhe të martirëve të fshatit kemi thirrur një mbledhje nga kryesia në Reçak për të vendosur se kënd do e punësojmë në pozitën e mirëmbajtësit të varrezave. Në këtë rast kanë shprehur dëshirën dy persona dhe njëri ndër ta ka qenë Metush Ramadani”, thuhet në reagimin e Bilallit, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, me këto dy propozime kryesia e fshatit kanë dal në votim me ç’rast ka fituar me vota Ramadani për këtë vend pune.

Metush Ramadani mbahet mend si djalosh 16 vjeçar i cili shihet në video teksa qan për humbjen e anëtarëve të familjes së tij në masakrën e Reçakut./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Shokuese, djali që humbi familjarët në masakrën e Reçakut punësohet për t’i mirëmbajtur varrezat