Djali ngec mes shtyllave, zgjidhja më e lehtë nga ç’duket

Më shumë se dy orë përkushtim nga babai, xhaxhai dhe gjyshi i tij nuk mjaftuan për të liruar djalin e vogël që i kishte mbetur koka mes dy shufrave metalike dhe në fund zgjidhja kishte qenë mjaft e thjesht.

Fun

19/10/2017 10:16

Arthur Gardine, nga Brazili, ishte duke luajtur kur i mbeti koka mes dy shufrave. Në ndihmë atij i erdhën menjëherë babai, xhaxhai dhe gjyshi i tij, por pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta liruar nuk mund ta arrinin një gjë të tillë.

Fatmirësisht djalin e vogël thuajse për asnjë moment nuk e kapi paniku dhe në fund rezultoi e thjeshtë. Ai doli në anën e kundërt nga kishte tentuar për dy orë me radhë.

“Mu desh më shumë se dy orë për të kuptuar se veprimet tona ishin thjesht një humbje kohe. Ishte një zgjidhje shumë e thjeshtë. Arthur nuk kishte futur kokën mes dy shufrave, por trupin dhe më pas ishte e lehtë për ta liruar, sa tashmë që e mendoj që qëndruam për dy orë me radhë më vjen turp ta kujtoj. Fatmirësisht djali nuk u lëndua”, thotë babai i vogëlushit.

Video ka marrë më shumë se 200 mijë shikime në rrjetet sociale në një kohë të shkurtër pas publikimit të videos në rrjetet sociale. /Lajmi.net/