Djali i shpëtoi jetën, huti e falënderon (FOTO)

Një hut i plagosur që u shërua nga një djalë nga Afrika e Jugut, gjeti një mënyrë tepër origjinale për të falënderuar shpëtuesin e tij.

Fun

07/03/2016 23:50

Pasi shpendi u shërua plotësisht dhe u përshtat me jetesën në shtëpinë e shpëtimtarit të tij, ai filloi të sillte dhurata çdo mbrëmje për mikun e  tij. Duket e çuditshme por, bufi madje krijoi edhe miqësi me macen e tyre.

Një mbrëmje kur djali ishte në dhomë duke punuar në kompjuterin e tij, ai pa hutin të fluturonte përmes dritares duke mbajtur në kthetra një mi të ngordhur. Bufi më pas vazhdoi të ofronte prenë e tij te të gjithë banorët e shtëpisë. Mesa duket kjo u kthye në një traditë të re.