Djali i Sami Lushtakut fotografohet me Hashim Thaçin

Mergim Lushtaku, që është i biri i kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka postuar fotografi me Hashim Thaçin, i cili të premten u zgjodh president i ri i vendit.

Lajme

27/02/2016 19:48

Mergimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi me Thaçin, kurse sipër saj ka shkruar, “Me Presidentin e Kosovës”.

Dje gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, opozita u mundua të politizojë burgosjen e Sami Lushtakut.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë fjalimit të tij në Kuvend i tha Thaçit se Drenica nuk e përkrah ngase, sipas tij, Thaçi ka leju futjen në burg të Lushtakut.

Postimi i djalit të kryetarit të Skenderajt, duket edhe si një përgjigje ndaj deputetit Selimi, dhe shpjegon se a ndjehet e tradhtuar familja e tyre nga kryetari në shkuarje i PDK-së./ Lajmi.net