Djali i Pirros dhe Invës rrëfen se çfarë tentuan t’i bënin dy meshkuj të moshës së tij

Djalit të Pirro Çakos dhe Inva Mulës i ndodhi e papritura.

ShowBiz

19/02/2019 14:54

Anthony Çako, djali i kompozitorit Pirro Çako dhe këngëtares Inva Mula ka rrëfyer një ngjarje që i ndodhi së fundmi, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet Instastoryt ai ka treguar se si dy djem të cilët ishin në të njëjtën moshë me të kanë tentuar t’ia vidhnin telefonin mirëpo fatmirësisht ka shpëtuar prej tyre dhe tash është mirë.

“Gati sa nuk më grabitën dy djem të cilët ishin në moshën time, në mes të parkut, vetëm 5 minuta larg apartamentit tim. Disa njerëz duhet të rregullojnë jetën e tyre në vend që të merren me vjedhjen e Iphonave të të tjerëve. Por tani jam gjallë dhe e kam telefonin tim”, kishte shkruar Anthony pranë disa postimeve në Instastory./Lajmi.net/