Djali i pasur i ofron Lamborghini të dashurës kur i propozon martesës, por fundi është i tmerrshëm

Me sa duket paratë nuk e blejnë dot dashurinë. Është kjo ajo që ka për protagonist një djalë të ri, i cili i dhuroi të dashurës së tij një makinë Lamborghini, ngjyrë portokalli.

Fun

24/10/2018 10:20

E bëri në sy të të gjithëve dhe me tullumbace në formë zemre në makinë. Më pas u ul në gjunjë para saj, për ti bërë propozimin luksoz për martesë.

Gjithçka ishte përgatitur deri në detajet më të vogla, por pavarësisht kësaj, nuk shkoi siç duhet.

Sapo ai u ul në gjunjë para vajzës, e pa veten duke u goditur me shpulla.

Një refuzim të cilin djaloshi nuk donte ta pranonte, por që vajza u largua nga ai.

Skena më poshtë po bën bujë në rrjetet sociale, dhe vjen nga provinca kineze e Hunan.