Djali i Mourinhos nënshkruan me Fulhamin

Jose junior, djali i trajnerit Mourinho, është bërë edhe zyrtarisht futbollist i Fulhamit. Ai e mori lejen nga FIFA dhe do t’i ndjek hapat e babait, sa i përket famës dhe suksesit.

Sport

11/05/2014 13:42

Djali i Jose Mourinhos, ka nënshkruar kontratë studentore me Fulhamin, pasi e mori lejen zyrtare ndërkombëtare nga FIFA.

Jose junior ka luajtur për U-14 të ekipit londinez, por nuk kishte të drejtë t’i bashkohej Fulhamit zyrtarisht derisa e mori kartonin.

Në të kaluarën, djali i trajnerit portugez ka luajtir me ekipin Canilla të Real Madrid, derisa babai i tij po e drejtonte klubin nga Santiago Bernabeu.

Jose junior impresionoi gjatë provave pesë javëshe në Fulham në fillim të sezonit, por nuk nënshkroi derisa FIFA ia lejoi muajin e kaluar një gjë të tillë.

Portieri i ri tash e ka marrë rolin e studentit, ndërsa do të ketë tri herë në javë stërvitje dhe një ndeshje në fundjavë.