Djali i Fergusonit i befasuar nga ajo që ndodhi me babanë e tij – Lajmi.net
Djali i Fergusonit i befasuar nga ajo që ndodhi me babanë e tij
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 20:58, 11 May 2018
Trajneri i Donacester, Darren Ferguson, ka folur për herë të parë pas shtrirjes së papritur në spital të babait të tij dhe legjendës së Manchester United, Alex Ferguson.

Darren është deklaruar i befasuar me mbështetjen e madhe që ka marrë babai i tij nga të gjithë njerëzit pas përkeqësimit të shëndetit të tij.

Alex Ferguson të shtunën e javës së kaluar është shtrirë me urgjencë në spital pas gjakderdhjes në tru, ku ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet një operimi. 76 vjeçari tani ka kaluar këtë krizë për të vazhduar rehabilitimin.

“Unë do të doja të falënderoja numrin e madh të njerëzve që na kanë dërguar mesazhe të mbështetjes”, ka deklaruar Darren.

“Ka qenë diçka e jashtëzakonshme të lexoja se sa njerëzit kujdesen për babanë tim e po ashtu kërkojnë rimëkëmbjen e tij”./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Alex Ferguson, Premierligë

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan