Djali i Dr. Florit feston ditëlindjen, Landi përlot me urimin

Djali i të ndjerit Dr. Flori sot feston ditëlindjen e katërt.

ShowBiz

08/09/2018 17:44

Vogëlushi ka pranuar shumë urime këtë ditë, por fjalët e Landit, mikut të ngushtë të Dr. Florit, ishin prekëse, shkruan lajmi.net.

Ai ka përzgjedhur disa vargje të Florit dedikuar të birit sa ishte gjallë, vargje këto shumë kuptimplota dhe vërtetë emocionuese.

“DANIELO! ?? Beso!

Dr. Flori
Kur të vish ti në këtë botë
Do fillosh të belbëzosh
Pastaj ti do të flasësh do fillosh që të mësosh
Do pyesësh ku ke lindur, për gjuhën që flet tani
Dhe unë ty do të t’them këtu je në Shqipëri
Ku ndryshe do të flasin dhe ndryshe do përballesh
Ska modele, heronjtë e përrallës
Do shohësh ti modelet që janë të korruptuar Janë ata që pa fytyrë kanë vjedhur dhe mashtruar
Do shohësh ti të drejtin që për bukën po lufton
Do t’i thuash ti vetes k’tu ka një gjë që s’shkon
Do ngresh shumë pikepyetje: “Pse nuk ka drejtësi, pse nuk ka liri, k’tu në
vendin tim?”
S’kam ça të të them të them vetëm beso!
Përpara çdo vendimi mbyll sytë edhe beso,
Kur botët të t’vijn’ përballë ti lutu dhe beso, beso, beso, beso, qëndro!”, ka shkruar anëtari i “West Side Family”. /Lajmi.net/