Djali dënohet me 1 vit burgim, pasi vodhi unazat e nënës

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka gjetur fajtor dhe dënuar dy persona për një rast të vjedhjes që kishte ndodhur në janar të vitit të kaluar në këtë qytet.

Lajme

31/05/2018 15:02

Sipas një njoftimit për media Gjykata në Prizren e ka gjetur fajtor S.C. për veprën penale të vjedhjes.

Për këto vepra, gjykata i ka shqiptuar dënim prej 1 viti burg efektiv.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, ky dënim ndaj të akuzuarit është shqiptuar ,sepse më datën 30 janar 2017, rrethe orës 16:00 në Prizren në shtëpinë e tij familjare, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarës, nënës së tij, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm kur anëtarët e familjes nuk ishin në atë shtëpi (ngase përkohësisht jetojnë në një shtëpi tjetër), i merre  çelësat e derës hyrëse të shtëpisë dhe me përdorimin e forcës, me  kaçavidë e hap çantën e cila ishte me kod, nga aty merr  unaza të arit me vlerë prej  300,00 (treqind) euro  dhe të njëjtat i shet në një argjendari në Prizren.

Sipas njoftimit, të akuzuarin e dytë me iniciale B.M. nga Prizreni Gjykata e  ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë  nga neni 327 parag.1. të KPRK-së, dhe veprës penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara gjatë kryerjes së veprës penale nga neni 345 par 2.të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin  me gjobë në shumën prej 300,00 (treqind) euro .

Sepse me datën 31.01.2017 në orët e mëngjesit në Prizren në lokalin e tij, pranon -fshehë pasurinë për të cilën ka mundur ta dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që nga i pandehuri i parë blen dy unaza vlera e të cilave ishte 300,00 (treqind) euro, ndërsa ky i blen në vlerë prej 90,00 (nëntëdhjetë ) euro.