DJ me famë botërore i shkruan Ronela Hajatit

Ronela Hajati është një ndër artistet më të pëlqyera të estradës shqiptare.

ShowBiz

04/11/2018 07:59

Ronela Hajati është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat zbulon shumëçka nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një foto, përmes së cilës ka treguar se DJ me famë botërore i ka shkruar asaj.

Bëhet fjalë për DJ Snake, i cili pas etiketimit të këngës së tij në disa ‘story’ të Ronelës, i shkruan asaj një “emoji” në shenjë falënderimi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ronela Hajati është “Do ta luj”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/