Dj Gamble do të argëtojë opozitën sonte në shesh (Foto)

Një ndër Dj më të njohur në Prishtinë, Dj Gamble, sonte prej orës 19:00 do të argëtojë opozitarët dhe qytetarët që janë vendosur në sheshin pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ku po protestojnë për rrëzimin e Qeverisë.

ShowBiz

24/02/2016 19:02

Këtë e ka konfirmuar deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili përmes një statusi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë thirrje që të dalin njerëzit dhe të argëtohen në këtë organizim të opozitës pasi që nuk ka mundësi të jetë i pranishëm për shkak se atij i është shqiptuar masa prej 30 ditësh arrest shtëpiak, pas veprimeve në Kuvend.

Që nga dita e hënë, qytetarë, përkrahës të opozitës, po qëndrojnë në tendat e vendosura në shesh dhe kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në rrëzimin e Qeverisë./Lajmi.net.