Dj Flow dhe Buta sjellin këngën e re “Anuloje”

Kënga e paralajmëruar tash e sa kohë e reperit, Buta dhe Dj Flow është publikuar.

ShowBiz

25/09/2018 18:09

“Anuloje”, mban titullin projekti i ri muzikor i Butës dhe Dj Flow të cilët e kanë shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi net.

Kënga është realizuar nga RedBox Entertainment ndërsa për videon është përkujdesur PinkMoon. Projekti gjendet në Youtube dhe që pritet të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Buta është larguar nga menaxhimi i Faton Shoshit, por që kjo këngë e tij është prodhuar në po të njëjtin label ku ka lansuar këngët e mëhershme. /Lajmi.net/

YouTube player