Dizajni i ri i Twitter i ngjashëm me atë të Facebook

Në një blog post të botuar të martën, Twitter ka shkruar: “Nga momenti në moment, profili juaj në Twitter i tregon botës se kush jeni. Duke filluar nga sot, do të jetë edhe më e lehtë (dhe, ne mendojmë, më argëtuese) për të shprehur veten nëpërmjet një profili të ri dhe të përmirësuar në Web”.…

Auto & Tek

09/04/2014 15:12

Në një blog post të botuar të martën, Twitter ka shkruar: “Nga momenti në moment, profili juaj në Twitter i tregon botës se kush jeni. Duke filluar nga sot, do të jetë edhe më e lehtë (dhe, ne mendojmë, më argëtuese) për të shprehur veten nëpërmjet një profili të ri dhe të përmirësuar në Web”.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të ju ofrojnë përdoruesve të Twitter që kanë qasje në aplikacion përmes Web-it përmirësime të reja.

Kjo do të përfshijë fotografi më të mëdha profili, foto më të mëdha në baner që i ngjanë mbulesës (cover) në Facebook.

Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të gozhdojnë (pin) një nga cicërimet e tyre në krye të faqes për të ju dhënë përcjellësve të tyre një ide për atë që ata duan të flasin.

Për ti bërë cicërimat edhe më interesante, cicërimat më të ricicëruara dhe më të favorizuara do të shfaqen më të mëdha se sa cicërimat e tjera.

Ndryshimet e Twitter janë të ngjashme me atë të Facebook, sikurse Facebook që është në përpjekje për të shtuar karakteristika të reja, që kritikët thonë se i ngjanë Twitter.

Pra, a është kjo një përpjekje për të kopjuar njëri-tjetrin? E gjitha varet nga ajo se cilën faqe e përdorni më shpesh.

Megjithatë, përmirësimet e reja nuk do të zbatohen në versionin celularë të Twitter.