Divorcohen edhe Avril Lavigne e Chad Kroeger

Edhe një divorc për çiftet e njohura të Hollywood.

ShowBiz

03/09/2015 10:47

Çifti që është martuar në vitin 2013 kanë vendosur të ndahen, por  do mbesin ‘miq të ngushtë’.

Yjet kanadezë të muzikës, këngëtarja Avril Lavigne dhe lideri i rok grupit ‘Nickleback’, Chad Kroeger kanë përfunduar martesën e tyre.

Këtë gjë ka lajmëruar vetë artistja në një fotografi me përshkrim mjaft prekës në Instagram, transmeton lajmi.net.

‘Më vjen rëndë të lajmëroj që unë dhe Chad duhet të lajmërojmë ndarjen tonë sot. JO vetëm gjatë martesës sonë, por edhe e muzikë ne kemi krijuar momente të paharrueshme. Ne ende jemi, dhe gjithmonë do mbesim miq të mirë dhe gjithmonë do të kujdesemi për njëri tjetrin. Falenderojmë shumë familjen, miqtë dhe fansat për mbështetjen’, ka shkruar Avril./Lajmi.net