Divorci i Meghan Markle dhe martesa e saj me Princin beqar

Në kështjellën Windsor, Prince Harry (33) dhe tashmë dukesha Meghan Markle (36) më 19 Maj 2018, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

ShowBiz

20/05/2018 21:47

Të gjithë mbretërorët e lartë britanikë ishin atje për t’i mbështetur ata, duke përfshirë Mbretëreshën, Princin Philip, Princin William, gruan e tij Kate Middleton, ndërsa të vegjlit George dhe Sharlotte u lan nën kujdesin e dados.

Dasma është quajtur si ngjarja më e madhe e dekadës, mirëpo edhe më e komentuara ndonjëherë, shkruan lajmi.net

Paraqitja e jashtme e Meghan Markle; fustani i bardhë dhe tejet i thjeshtë, grimi i lehtë dhe gjithçka tjetër që mund të binte në sy nga jashtë u komentuan në media, nga publiku i huaj, fytyrat e njohura të ekranit botëror por edhe nga shqiptarët.

Prince Harry dukej tejet i emocionuar kur e pa nusen e tij në fytyrë dhe i tha ‘’dukesh mahnitshëm, jam shumë me fat’’.

Dashuria që ata kishin ndaj njëri-tjetrit vihej re në mimikat e fytyrës e se pikërisht dashuria e madhe e tij ndaj ish aktores 36 vjeçare ishte shumë e madhe tregon fakti se ka mbizotëruar kur ai shkeli zakonet e familjes mbretërore në të cilat thuhej se një anëtar i kësaj familje nuk duhet të martohet me një të divorcuar dhe Meghan ishte e tillë.

Prandaj edhe në ftesat e dasmës asaj i janë referuar Ms. Meghan Markle e jo Miss. siç ka ndodhur me Kate Middelton. Kjo diferencë bëhet sepse titulli Miss është vetëm për vajzat beqare, ndërsa Ms. përdoret për gratë e martuara, të divorcuara apo të veja.

Meghan Markle para se të njihej nga afër me Prince Harry-n

Tashmë dukesha Meghan Markle dikur ishte aktore e njohur, shumë e suksesshme, dhe zemra e saj i përkiste një mashkulli tjetër.

Ajo nisi lidhjen me producentn e filmave Trevor Engelson në vitin 2004 dhe pas gjashtë vjetësh ata u fejuan (2010).

Në shtator të 2011-tës dyshja u martuan në ‘Ocho Rios’ në Jamaica ( Xhamajka) në një ndejë me më shumë se 100 të ftuar, familjarë e miq.

Por nuk u desht shumë që rrugët e tyre të ndahen, dhe dy vite më vonë (2013) i dhanë fund martesës së tyre me divorc.

Ishte viti 2016 kur ajo u lidh me Prince Harry dhe dy vite më vonë, 2018-ta (martesa) do të ngelet gjithmonë në kujtesën e saj.

Meghan konsiderohet si një femër shumë e fuqishme që ka thyer kështu traditat patriarkale, racore, gjinore e kulturure.

Si një femër e tillë, me vizion, ajo bëri për vete edhe Princin i cili kishte pasur disa lidhje të dështuara më parë./Lajmi.net/

A.A