Divorc në familjen e aktorit të njohur (Foto)

Vëllai më i madh dhe njëkohësisht menaxheri i aktorit të njohur turk, Kıvanç Tatlıtug, Cem Tatlıtug, është divorcuar nga bashkëshortja Burcu Ozsoy, e cila është soliste në orkestrën ENBE, në Stamboll.

ShowBiz

23/03/2017 10:12

Në prill të 2013-ës, ҫifti u martuan në Besiktas në ‘World House’, ndërsa në vitin 2015 u bënë prindër të një djali.

Cem Tatlıtug, i cili vazhdon të punojë si menaxher, ka firmosur për “ndarje të papajtueshme”, pasi bashkëshortja i kishte dorëzuar dokumentin për divorc.

Cem Tatlıtug, me vendimin e fundit, duket se ka surprizuar edhe vëllanë. Mediat turke nuk raportojnë për arsyet e vërteta të këtij divorci, por me siguri Kivanc ndihet keq për këtë ndarje. Kur Cem u martua, në vitin 2013, në atë kohë Kivanc ishte ende beqar. Dhe si porosi, ai i tha aktorit të njohur që të priste edhe disa vjet: “Kivanc, të presë të paktën edhe 5-6 vjet, mua nuk më vjen më kjo mundësi, sepse mosha ime po ikën…”

Kivanc me vëllanë dhe babanë

Kivanc me motrën

Më vonë, Kıvanç Tatlıtug u martua me Basak Dizer më 19 shkurt 2016 në Paris./class