“Diva Show” me artistet e njohura, performancë madhështore në Tiranë, sjellin pamjet

Një mbrëmje e paharruar në Shqipëri.

ShowBiz

17/05/2018 17:08

Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt koncerti “Diva Show”, nën organizimin e katër këngëtareve të njohura shqiptare, Rovena, Irma, Eneda dhe Besa, shkruan lajmi.net.

Secila nga artistet prezantuan hitet e famshme të tyre, por nuk munguan as performancat e artisteve të tjerë.

Salla ishte e stërmbushur me plot njerëz, ku përveç publikut të pranishëm ishin edhe artist e fytyra të njohura.

Ajo që bie në sy është kur Rovena Dilo, falenderoi në mënyrë të veçantë nënën e saj, e cila për herë të parë ishte pjesë e performancës të së bijës.

Ndërkaq, nuk duhet lënë anash edhe falënderimet që artistet e tjera bën qoftë për publikun apo edhe familjarët e tyre.

Ndryshe, performancën e Besës e kishte çmuar lartë edhe këngëtarja Elvana Gjata.

”Rrënqethem njësoj si ditën e parë që dëgjova zërin tënd”, – ka shkruar Elvana Gjata, ndërsa Besa po ashtu ia ktheu dashurinë në të njejtën mënyrë.

Përmes fotografive që Besa ka publikuar në Instagram, mund të ndiqni disa nga momentet më pikante të koncertit. /Lajmi.net/