Ditëve në vijim mot jo stabil, të martën ngrohtë dhe me diell

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien, do të vazhdojnë edhe të dielen në mëngjes, më pas pritet të pushojnë. Ndërsa moti i mirë pritet të kthehet tek të martën.

Lajme

28/03/2015 23:34

Prishtina Weather parashikon se ditëve në vijim vende-vende do të ketë edhe intervale të shkurta me diell, e  temperatura maksimale do të ngritet deri në 10C. Ndërsa të hënën do të mbajë mot pak më i ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje sërish pritet reshje të dobëta lokale shiu.

a

Të martën do të mbajë mot më i ngrohtë, dhe kryesisht me diell. Temperatura maksimale do të ngritet deri në 17C, e minimalet do të luhaten nga 1C deri 4C. Era do të fryejë nga jugperëndimi 4-12m/s.

Nga e mërkura sërish priten mundësi për reshje të dobëta lokale shiu dhe mot më i freskët. Temperaturat maksimale do të zbresin në 12C, e ato minimale në 1C deri 5C. Era do të fryejë nga verilindja 3-10m/s. (lajmi.net)