Ditët e Gollakut

Sot në fshatin Hajkobillë të Prishtinës mbahet manifestimi "Ditët e Gollakut 2016” organizuar nga Shoqata "Trojet e Gollakut".

Lajme

02/07/2016 08:25

Ky manifestim do të mbahet për nder të 2 Korriku, Datës e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, por edhe 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve,

Sipas një njoftimi thuhet se të ftuar janë mysafirë nga i gjithë Gollaku, diaspora, Lugina e Preshevës, si edhe drejtues të institucioneve lokale, qendrore, ish-deputetë të Parlamentit të vitit 1990  si dhe kori diplomatik në Kosovë.

Gjatë gjithë ditës së sotme do të jetë në dispozicion automjeti i Mamografit Mobil për gratë (kontroll të kancerit) pa pagesë, kontroll të shtypjes së gjakut, analizat e Diabetit etj.

Gjithashtu manifestimi do të shënohet edhe me muzikë popullore, folklorike dhe argëtuese për të rinj.