Ditët e fundit të Xavit në Barcelonë

Xavi Hernandez nuk do të jetë pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Mesfushori spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në New York City.

Sport

21/07/2014 17:13

Pas përfundimit të sezonit të kaluar, e ardhmja e Xavi Hernandez nuk ishte e qartë në Barcelonë. Veterani 34 vjeç e mori ofertën e parë nga Katari, një ofetrë e majme, por që nga kjo punë nuk pati asgjë.

Tash, gjithnjë e më shumë ka filluar të flitet se mesfushori i Barcelonës mund të përfundojë në New York City.

Ky është ekipi i ri i kampionatit MLS, me të cilin nënshkroi edhe David Villa javë më parë.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se eksperienca e Xavit në Barcelonë ka marrë fund, pasi gjiganti katalunas po kërkon futbollistë të rinj, duke e ndërruar gjeneratën.

Xavi do të nënshkruajë për tri vjet me ekipin e ri, duke e mbyllur atje karrierën. Pasi ta përfundojë atë, ai do të preferonte të zhvillohet një ndeshje në Camp Nou, për nder të tij.