“Ditët e Diasporës” nisin me pak bashkatdhetarë

Në prani të një numri të vogël të bashkatdhetarëve që po vizitojnë Kosovë, në fshatin Prekaz të Skenderajt, ka filluar aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës”.

Lajme

01/08/2016 23:46

Reshjet e shiut por edhe problemet teknike, vonuan fillimin e manifestimit të organizuar nga Ministria e Diasporës në vendlindjen e Adem Jasharit.

Megjithatë, pas aktivitetit të quajtur  “Një lule për Jasharët”,  ku janë bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari, manifestimi fillojë me fjalimin e ministrit të Diasporës, Valon Murati, i cili tha se edhe pse Kosova vend i vogël, shumë vende që e kanë të zhvilluar turizmin e kanë lakmi fal diasporës.

“Andaj tërë muajt e verës, realisht janë të diasporës. Ne si ministri, së bashku edhe me institucionet tjera po përpiqemi që këtyre njerëzve po e gjallërojnë çdo cep të Kosovës, pushimet e tyre të ua zbukurojmë me aktivitete të ndryshme nën moton e njohur ‘Ti je pjesë e atdheut’.

Kulminacion i këtyre aktiviteteve janë 1 dhe 2 gushti, pra është ky aktivitet në këtë mbrëmje të këndshme në Prekaz dhe nesër në Prishtinë. Kështu edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënjojë një prej momenteve më të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri”, tha Murati.

Ai shtoi se Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit.

“Vetëm pak më tutje fillojë historia që lirinë tonë e bëri realitet, por Prekazi nuk është vetëm i Kosovës, as vetëm i shqiptarëve. Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit“, tha ai.

Kurse, koncerti fillojë me orkestrën “Spartiti për Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.