Ditën e Bajramit temperaturat arrijnë rekordin në Kosovë, ja sa nxehtë do të jetë

Vala e ditëve të nxehta ka përshkuar Evropën dhe vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën.

Lajme

22/06/2017 18:49

Këtë javë edhe në Kosovë temperaturat ishin të larta, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, shkruan lajmi.net.

Nesër (e premte) në vendin tonë do të mbaj mot më diell, temperatura do të jetë 32 grand Celsius. Të shtunën temperaturat priten të lëvizin nga 17 deri në 31 gradë Celsius.

Mirëpo, për festën e Bajramit të Madh, e cila bie të dielën, sipas parashikuesve të motit temperatura do të jetë më e larta deri më tani duke shënuar 34 gradë Celsius.

Lajmi.net dje (e mërkurë) ka kontaktuar me meteorologun e IHMK-së Besim Aliu, i cili tha se nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi kjo verë do të jetë më e freskët se dy vitet e kaluara. /Lajmi.net/