Ditëlindje romantike, Emina surprizohet nga bashkëshorti miliarder

Dje ka festuar ditëlindjen modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj.

ShowBiz

13/09/2018 09:40

Ajo ka mbushur plot 34 vite e cila përmes një video të publikuar në Instagram u shpreh se ndihej si një 24 vjeçare, shkruan lajmi net.

Emina ka disa vite që është e martuar me afaristin, Sam Nazarian të cilët tashmë janë prindër të dy vajzave.

Me rastin e ditëlindjes, bashkëshorti i kishte përgatitur një surprizë të bukur ku çdo gjë dukej në mënyrë perfekte.

“Lamtumirë 33 vjeç, shkojm diku që t’jemi privat, me burrin tim”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Ndryshe, Emina vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të kërkuara në treg e cila ka zënë kopertinat më prestigjioze. /Lajmi.net/