Ditëlindja e vajzës së Kylie Jenner nuk ka mbaruar, pamje përrallore nga festa për të

Kylie Jenner është kujdesur që vajzës së saj t'ia organizojë një ditëlindje që do të mbetet në mendjen e shumëkujt.

ShowBiz

10/02/2019 15:44

Kylie Jenner kishte mbledhur familjen dhe miqtë në një ambient, i cili ishte dekoruar deri më detaje për ditëlindjen e parë të Stormit, shkruan lajmi.net.

Ajo ndau me ndjekësit
disa pamje në rrjete sociale, në të cilat në çdo kënd ishin vendosur imazhe të Stormit.

Po ashtu, persona të veshur sikurse personazhet e animuara të bënin të mendoje se gjendesh në një botë fëmijësh.

Për ndryshe, Stormi është fëmija i vetëm i Kyliet me Travis Scott. /Lajmi.net/