Ditëlindja e 15-të e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot feston 15 vjetorin e themelimit. Ky institucion i sigurisë, gjatë 15 viteve ka arritur të bëhet njëri ndër institucionet e suksesshme në Kosovë por gjithsesi që ka pasur edhe sfidat dhe dobësitë e veta.

Lajme

06/09/2014 10:23

Me rastin e 15 vjetorit, Policia e Kosovës do të organizojë një ceremoni solemne, ku pritet të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ministri Bajram Rexhepi, si dhe personalitete të tjera nga vendi dhe nga misionet diplomatike të akredituara në Kosovë.

Në këtë ceremoni që i dedikohet15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës do të bëhet gradimi i stafit policor dhe do të shpërndahen mirënjohje dhe lëvdata për zyrtarë policorë të dalluar.