Ditë zie për sportin, vdes boksieri i njohur (FOTO)

Ish-luftëtari i UFC, Tim Hague, ka vdekur në spital, pasi është nokautuar gjatë një ndeshje boksi.

Sport

19/06/2017 11:43

Pasi është nokautuar në duelin e boksit të premten nga Adam Braidwood, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë ditën e diel.

“Me pikëllim të madh, vuajtje dhe zemër të thyer ju njoftojmë se Tim ka ndërruar jetë”, ka thënë motra e tij, Jackie Neil.

Kanadezi, i cili ishte 34 vjeçar, njihej për faktin se zihej edhe me fansat gjatë meçeve në tetëkëndësh.

Hague ka luftuar pesë herë në UFC, duke fituar një herë dhe duke humbur katër herë.

Ai kishte rekord të MMA-së (arteve të përziera marciale) prej 21-13 dhe ishte nokautuar tetë herë gjatë karrierës së tij.

Ish-ylli i UFC humb jetën pasi nokautohet në një duel boksi