Ditë zie për futbollin shqiptar, vdiq një prej emrave më të njohur (FOTO)

Një ndër emrat më të mëdhenj të futbollit të Durrësit dhe të futbollit shqiptar, Niko Bespalla, është ndarë sot nga jeta.

Sport

29/03/2017 11:10

Ky futbollist do të mbahet mend për kontributin e tij në vitet ’60 me skuadra si Teuta, Partizani dhe Dinamo, por edhe me përfaqësime me fanellën e Shqipërisë.Lindur në vitin 1938, Bespalla hodhi hapat e para si futbollist në Shijak dhe spikati në kampionatet lokale në Durrës, derisa u thirr nga Lokomotiva e Durrësit (Teuta aktuale).

Në vitin 1956 Lokomotiva u shpall kampione e republikës për të rinj, me Bespallën kapiten.Më pas Lokomotiva e mori në ekipin e parë, ku drejtonte Adem Karapici. Vetëm një sezon në Durrës, në vitin 1957, dhe Bespalla ra në sy, duke u shpallur shënuesi më i mirë në Shqipëri, me 17 gola, ndërsa Lokomotiva mbërriti deri në finalen e Kupës së Republikës kundër Partizanit, ku i madhi Sulejman Maliqati i priti një penallti Bespallës.Pak ditë më vonë Bespalla u thirr ushtar dhe u transferua te Partizani, ku luajti në periudhën 1957-1960, duke fituar 2 kampionate dhe një Kupë Shqipërie.

Në vitin 1961 erdhi kalimi i bujshëm te Dinamo, zgjedhje personale e Bespallës, i cili ishte edhe tifoz me Dinamon, ku luajti për thuajse dy vite, para kthimit tek Erzeni e më pas te Lokomotiva, ku luajti për disa vite.Edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka i kanë shprehur ngushëllime familjes Bespalla.

I gjithë komuniteti i futbollit përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bespalla e të afërmeve të tyre.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6