Ditë të vështira për kryeministrin Isa Mustafa

Ka dy javë që për kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, asnjëra ditë nuk është më e lehtë se tjetra kur është fjala për deklarimet e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, që ka fyer nënat gjakovare, duke i quajtur egërsira.

Lajme

23/01/2015 19:20

Pos protestave që prej dy javësh kanë vërshuar në të gjitha komunat e Kosovës, një debat i ashpër është zhvilluar edhe në Kuvend, nga ku deputetët kanë kërkuar nga Isa Mustafa ta shkarkojë Jabllanoviqin, duke thënë se me deklarimet e tij janë ndier të fyer të gjithë, raporton KTV. 

Ndërsa, nesër në Prishtinë mbahet një protestë, ku vlerësohet se do të mund të marrin pjesë numër i madh i protestuesve, nga e gjithë Kosova.