Ditë speciale për Dhurata Ahmetajn, këngëtarja feston ditëlindjen

Këngëtarja e njohur nga Prizreni, Dhurata Ahmetaj ditën e sotme e nisi në një mënyrë mjaft speciale.

ShowBiz

16/11/2018 09:44

Dhurata Ahmetaj feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 25 vite, me këtë rast nuk munguan as urimet nga njerëzit e afërm të saj, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve të publikuara në Instagram, Ahmetaj bën të ditur se sot është një ditë e rëndësishme për të.

Edhe pse e re në moshë Dhurata prapa vetes ka një bagazh mjaft të gjerë me këngë të cilat arritën të ishin mjaft të dëgjuara për një periudhë të gjatë.

I urojmë edhe 100 vite të lumtura. /Lajmi.net/