Ditë e shqiptarëve, Berisha shënon në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Besart Berisha nuk di të ndalet me Melburnin e tij, duke shënuar edhe në fitore 2-1 ndaj Gamba Osakës në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Sport

03/05/2016 16:52

Ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht për skuadrën australiane, që priste një rival pa ndonjë motivim të madh, sepse Gamba ishte e eliminuar.

Berisha shënoi që në minutën e 13-­të nga pika e bardhë e penalltisë dhe Tompson dyfishoi 3 minuta më vonë, ndërsa Gamba shënoi golin e nderit 6 minuta para mbylljes.

Skuadra e Berishës avancon në turin e dytë në Champions League, mes 16 më të mirave të Azisë.

YouTube player