Ditë e rëndësishme

Albin Kurti votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik. Shpreson për pranverë politikë në vjeshtën zgjedhore.

Lajme

03/11/2013 11:32

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik.

Ai ka thënë se këto zgjedhje kanë peshë të rëndësishme në shtet ndërtimin e vendit.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për qytetarët dhe Komunat e Kosovës, jo vetëm për lirinë dhe demokracinë por edhe për shtet ndërtimin në Kosovë”.

“Shpresoj dhe uroj që gjithçka do të shkojë si është më së miri. Pra të kemi zgjedhje të ndershme të lira dhe demokratike për shkak se në mandatin e ardhshëm duhet të qeverisemi prej njerëz të lirë e të ndershëm që kanë legjitimitet demokratik”.

“Nëse diçka ndodh sadopak e ngjashme sikurse në vitin 2010 atëherë shteti gjithnjë e më i dobët i Kosovës praktikisht dhe realisht po bëhet shtet i dështuar”.

“Besoj që të gjithë ne që ia duam të mirën Kosovës nuk e duam kurrsesi një gjë të tillë dhe gjithashtu të kujdesemi të mos ndodh një gjë e tillë”.

“Sot është moti shumë i mirë pra në këtë vjeshtë kemi mot pranveror dhe shpresoj që sot me votën e lirë të qytetarëve anembanë komunave të Kosovës të kemi edhe pranverë politike”, ka thënë Kurti.