Ditari i Zgjedhjeve në Veri

Ambasadori Fletcher M.Burton, Shef i Misionit të OSBE’së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka mbajtur ditar gjatë zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Veriut, më 3 nëntor. Ai rrëfen për sulmet në Veri dhe përshtypjet e tij për Prishtinën.

Opinion

14/11/2013 12:53

E shtunë 2 nëntor, Mitrovicë dhe Prishtinë

Zgjedhjet në Kosovë, një ditë para ditës së votimit

Një ditë përpara zgjedhjeve, si pjesë e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ekipi im – 78 kolegë nga Misioni i OSBE’së të Bosnjës dhe Hercegovinës- udhëtuan për në Kosovë që t’i bashkohen Misionit të OSBE’së për të lehtësuar votimin dhe për të ndihmuar zyrat lokale. Ne nuk jemi të ardhur të rinj. Misioni i Bosnjës dhe Hercegovinës ka dërguar dy grupe në maj të vitit të kaluar, për të ndihmuar që të mbaheshin zgjedhjet serbe në veri të Kosovës. Ne jemi kthyer këtu për herë të tretë. Kjo punë kërkon fortësinë tonë- ekspertizën tonë për zgjedhjet, aftësitë tona gjuhësore dhe eksperiencën tonë në teren. Kjo tregon për kontributin e Bosnjës në stabilitetin rajonal. Kjo pasqyron talentin human të Bosnjës. Trajnime me ekipin gjatë gjithë ditës. Disa kolegë kanë bërë vizita inspektuese në qendrat e tyre të votimit në veri të Kosovës, për zgjedhjet e nesërme, për “Ditën Z”.

Takimet e më çuan në qendër të Prishtinës, ku teksa po kaloja pash një billbord të madh me fotografinë e kandidatit për Kryetar të Qytetit. E mahnitshme! Herën e fundit që pashë këtë person ishte disa vite më parë, në dasmën e tij. Tashmë ai është më i madh se jeta.

 

E diel, 3 nëntor- Mitrovicë, Kosovë

Shpërthimet e dhunës

“Dita Z”. Mot i butë, mot jo i stinës. Kolegët e mi prej Misionit të Bosnjës dhe Hercegovinës u vendosën në qendrat e votimit në veri të Kosovës, përpara se të agonte. Të gjithë e dinin se do të ishte një ditë e gjatë, një ditë e lodhshme- dhe për shkak të rëndësisë së madhe politike, një ditë historike. Disa nga kolegët e mi, u desh që të udhëtonin orë të tëra për të arritur në fshatrat më të izoluara. Në orën 10:30, një konvoj më mori mua dhe më dërgoi në dy qendra të votimit në veri të Mitrovicës. Më erdhi mirë që po shihja kolegët e mi që po kryenin rolin e tyre lehtësues, por skenat jashtë qendrave të votimit ishin ogurzeza: Grupime të rinjve që ishin binin në sy të vizitorëve dhe votuesve. Gjatë gjithë pasdites, raportet pozitive erdhën në zyrën e komandës së OSBE’së në jug të Mitrovicës. Dita e zgjedhjeve ishte e mbushur me aktivitete në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe në komunat e saj veriore. Pastaj, pasi perëndoi dielli dhe ra terri, dhuna goditi. Ekstremistët sulmuan disa qendra të votimit në Mitrovicën Veriore, përfshirë këtu edhe dy qendra të votimit që unë kisha vizituar më herët gjatë ditës. Konfuzion rreth zhvillimeve. Mbi të gjitha, shqetësim në lidhje me kolegët e mi. Zyrtarët e lartë të Misionit të Bosnjës dhe Hercegovinës rendën që të kontaktojnë kolegët tanë në mënyrë që të sigurohej kthimi i tyre i sigurt. Gjatë mbrëmjes, ata arritën në hotelin tonë në jug të Mitrovicës. Disa nga ata kishin eksperienca pikëlluese, por të gjithë treguan një kurajo të vërtetë. Por gjëja më e rëndësishme, të gjithë ishin mirë dhe nuk ishin lënduar. Nga ora 22:30, u tubuan të gjithë anëtarët e Misionit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjëja më thelbësore, të gjithë ishin të sigurt.

 

E hënë, 4 nëntor- Mitrovicë, Kosovë

Koha për të rimarrë veten

Një ditë më pas. Rreze të buta dhe të këndshme të diellit. Pas kërkesave të lodhshme të ditës së djeshme, është koha për çlodhje. Misioni i Bosnjës dhe Hercegovinës gjithë ditën u mundua ta tejkalojë eksperiencën e ditës së zgjedhjeve, që prej fillimit të saj premtues deri tek përfundimi i saj kaotik. Gjatë kohës së ushqimit, duke pirë kafe, gjatë ecjeve- vërtetë vetëm një temë, domethënia e ditës së zgjedhjeve. Raportimet e medieve e paraqesin këtë ditë si një prej ditëve më të rëndësishme për Kosovës, dhe procesi zgjedhor ka qenë paqësor dhe i suksesshëm, por i njollosur nga dhuna në veri të Mitrovicës. Një gjë është e qartë për klasifikimin e ditës së zgjedhjeve: anëtarët e OSBE’së të në teren treguan një gjykim shumë të ftohtë, lidership në vend të ngjarjes.

E martë, 5 nëntor- Mitrovicë-Sarajevë

Dita e udhëtimit

Një ditë në udhëtim. Shi dhe zymtësi. Konvoji u nis në orën 8 në mëngjes nga jugu i Mitrovicës. Dy autobus të mëdhenj dhe disa makina dërguan Misionin e Bosnjës dhe Hercegovinës në shtëpi. Drekë në Berlin- po, në Berlin- ose thënë më mirë një restauranti të quajtur Berlin në Sijenicë. Kalimi i kufijve lehtësisht, falë punës paraprake të ekipit tonë. Një pamje e një fshati të bukur, të zbutur edhe më shumë nga shiu. Konvoji ynë gjarpëroi përmes Visegrad, me pamjen e urave legjendare, një kryevepër e vërtetë e artit të inxhinierisë, thjesht të famshëm. Ne arritëm në Sarajevë në orën 17:00. Të gjithë të lodhur por në humor të mirë. Është mirë të kthehesh këtu.

 

E mërkurë, 6 nëntor- Sarajevë

Detyrë e realizuar

Iu kthyem punës në Mision. Takimi im i parë në mëngjes ishte me një Ministër të Bosnjës dhe Hercegovinës, mundësia ime e parë për të treguar përpjekjet tona dhe mendimet tonë për rolin e anëtarëve të misionit tonë në Kosovë. Fjalia ime hyrëse: “Misioni i OSBE’së ka asistuar në zgjedhjet lokale në Kosovë, këtë fundjavë. Ne sapo u kthyem. Në total, 78 anëtarë të misionit tonë, shumica prej tyre qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë marrë pjesë në këtë ekspeditë. Ata ju nënshtruan një pune të vështirë. Ata u përballën me rrezikun. Z. Ministër, performanca e tyre ishte e mahnitshme. Vërtetë e mahnitshme”. Vërtetë dhe e vërtetë.

 

E enjte, 7 nëntor- Sarajevë

Përvoja personale

U jam kthyer problemeve që dominojnë agjendën e Misionit, siç është avancimi i reformës në arsim, promovimi i barazisë gjinore dhe planifikimi i buxhetit të Misionit. Diskutimet në vizitën e Ambasadorit nga Irlanda për politikën e Bosnjës. Ai më pyeti nëse unë isha optimist ose pesimist. Asnjëra prej tyre, thash unë, filozofia e Misionit ka qenë “pozitive”- kjo do të thotë, të përkushtohemi në punë pragmatike, të bashkëpunojmë me liderët lokal, të mbështesim institucionet lokale. I tregova atij se nuk është punë e spekulimeve por është punë me vepra; nuk ishte koha që të parashikohej rezultati, por të formësohej ai. Më tej, unë erdha në përfundim, se bazat e Bosnjës dhe Hercegovinës ishin të shëndosha, dhe mbi të gjitha është talenti njerëzor. Dhe unë fola mbi njohurit e mija personale për talentin, duke menduar për kolegët e mi të Misionit.

E premte, 8 nëntor- Sarajevë

Morali dhe vetëbesimi

Java përfundoi aty dhe ku filloi: u takova me pothuajse të gjithë anëtarët e Misionit që kishin qenë në Kosovë. Edhe njëherë, ne reflektuam mbi përvojat tona gjatë ditës së votimeve. Ne dëshironim që të nxirrnim mësime nga kjo përvojë në mënyrë që të përmirësoheshim për herën e ardhshme. Me fjalë të tjera, një qasje më “pozitive”. Ne e kuptuam që dhe në të ardhmen do të kishte zgjedhje të tjera në veri të Kosovës, dhe se ne do të mund që të kontribuonim në përmirësimin e funksionalitetit. Unë u thash anëtarëve të Misionit: Në ditën e votimit, ju u dalluat prej një morali të lartë në një moral dhe më të lartë. Kjo bëhet përmes një qasje më parimore që vë para se gjithash sigurinë; dhe përmes punës ekipore dhe fuqisë kolektive. Po, ky është talenti njerëzor i Misionit, që u vu në pah edhe gjatë ditës së votimit në Kosovë dhe që është evident çdo ditë pune në Bosnjë dhe Hercegovinë- nga një moral i lartë në një moral më të lartë.

(Dnevni Avaz)