Dita Olimpike shënohet me vrapim të “Fëmijëve të Pavarësisë” (Foto/ Video)

Nesër në Prishtinë do të mbahet “Dita Olimpike” për të shënuar përvjetorin e themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës i themeluar 24 vite më parë.

Sport

26/05/2016 13:41

Organizatorët e kësaj ngjarje, të enjten në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e kësaj ngjarje, e cila fillon në ora 13:00 në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Kryetari i Komisionit për organizimin e Ditës Olimpike, Ramadan Selimi, tha se në këtë aktivitet do vrapojnë fëmijët e lindur në vitin 2008 që ata i kanë quajtur “Fëmijët e Pavarësisë”.

oly1

“Ne, Komiteti Olimpik e kemi paraparë që të mbajmë ditën olimpike me 27 maj për arsye se më këtë datë është formuar Komiteti Olimpik i Kosovës në vitin 1992”, ka thënë ai.

oly2

Selimi bërë të ditur se në “Ditën Olimpike” do të marrin pjesë rreth 1000 vrapues, nxënës të shkollave të Kosovës.

Ky aktivitet është përkrahur edhe nga Fakulteti i Edukatës Fizike dhe Departamenti i Sportit në kuadër të MKRS-së.

oly3

Prodekanja e Fakultetit të  Edukatës Fizike, Shqipe Bajqinca, tha se ata do ndihmojnë këtë aktivitet dhe do ti kryejnë të gjitha obligimet që kanë marr./ lajmi.net.

YouTube player