Dita ndërkombëtare e paqeruajtësve

Me rastin e 29 majit, Ditës ndërkombëtare të paqeruajtësve, OKB-ja çdo vit përkujton paqeruajtësit që dhanë jetën në misione të ndryshme në botë.

Bota

29/05/2016 09:18

 

Gjatë gjithë misioneve paqeruajtëse, numri i të rënëve është afër 4000 persona.

Paqeruajtësit, që llogariten afër 200 mijë me mision në zona të ndryshme të botës, përballen me shumë rreziqe në zona të pasigurta, në operacione çarmatimi, në çminim të territoreve, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.