Dita ndërkombëtare e “Football and Friendship” u festua në Kosovë dhe në mbi 200 qytete anembanë globit

1,500 pjesëmarrës të programit “Football and Friendship” do të marrin pjesë në eventin final që do të mbahet në Moskë në muajin Qershor

Lajme

08/05/2018 12:25

Dita ndërkombëtare e “Football and Friendship” u shënua në mbi 200 qytete të botës me evente speciale për të promovuar miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe jetesën e shëndoshë. Dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rritur po marrin pjesë në ndeshje miqësore, seanca të hapura stërvitore, dhe evente sportive. Në këtë ditë,çdo kush që ndan vlerat e rëndësishsme njerëzore si barazia, respekti për kultura të ndryshme dhe bashkëjetesa paqësore, e mban një byzylyk në dorë me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër, si symbol i programit ‘Football for Friendship”, të organizuar nga Gazprom.

Ngjyra e kaltër e simbolizon qiellin, ndërsa ngjyra e gjelbër e simbolizon fushën e futbollit të hapur për të gjithë. Pjesëmarrësit e programit kanë marrë mbështetje nga futbollistë të famshëm, trajnerë, nikoqirë të emisioneve televizive, aktorë dhe anëtarë të agjensive qeveritare nga e mbarë bota.

Në Kosovë, në shkollën e futbollit “Arsenal”, është organizuar një pritje për nder të ditës ndërkombëtare të “Football and Friendship”, ku ambasadorët e rinj shpërndanë byzylykët e miqësisë. Në këtë ditë festive, u zhvillua një ndeshje e hapur e futbollit, dhe të gjithë fëmijët u pajisën me byzylykë.

“Është nder i madh për mua të përfaqsoj shtetin tim gjatë këtij programi, jam i ngazëllyer” – tha Denis Zaiti, Ambasador i ri i “Football and Friendship” nga Kosova.

“Futbolli është pasioni im që nga fëmijëria! Nuk mund ta imagjinoj jetën pa futboll dhe pa shoqëri. Jam i bindur se falë programit “Football for Friendship”, do të bëj hapin e rradhës për t’u bërë futbollist profesional” – shtoi Jon Lafiti, Ambasador i ri nga Kosova i programit “Football for Friendship”.