‘Dita kur nuk duhet të vënë maska’, Eni thumbon keq për Halloween

Edhe pse shumë nga njerëzit preferojnë të maskohen për Halloween ka prej atyre që nuk pëlqejnë gjëra të tilla.

ShowBiz

31/10/2018 18:59

Deri më tani artistet e njohura të estradës kanë sjell imazhe dhe video nga më të ndryshmet për festën e Halloween, shkruan lajmi.net

Megjithatë, Eni Koçi duket se nuk e feston Halloween dhe jep një mendim të saj për këtë: “Halloween? Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vëna për 364 ditë të vitit, mendimi im”, është mbishkrimi i postimit të publikuar në Instagram.

Mbase këto fjalë thumbuese ia dedikon kolegëve të saj? /Lajmi.net/