Dita kur Messi mund të bëhej lojtar i Real Madridit

Lionel Messi nesër (e shtunë) feston ditëlindjen e 30-të.

Sport

23/06/2017 23:15

Argjentinasi cilësohet futbollisti më i mirë në histori të futbollit, me karrierën e bërë te Barcelona.

Por, në 30 vjetorin e lindjes së Messit, ish agjenti i parë i tij, Horacio Gaggioli, tregon se ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Barcelonë, ishte shkak i rrethanave të jetës në atëkohë.

“Rrethanat e jetës më bën që të shkoi për të jetuar në Barcelonë. Unë isha gati të shkoja në Madrid”, zbulon agjenti që e solli Messin në skuadrën e Barcelonës për ‘Globosporte’, përcjell lajmi.net.

“Nëse do të kishte ndodhur ajo, Messin do ta kisha quar në prova te Real Madrid. Kjo është jeta, këto janë rrethanat”, ka shtuar ai.

“Sot Messi ka mundur të jetë lojtar i Real Madridit”, ka përfunduar Gaggioli./Lajmi.net/