Dita e zezë për aktorin e famshëm turk

Mehmet Gunsur prej pak kohësh jeton në Itali me bashkëshorten e tij Katerina Mongio dhe fëmijët Maya, Ali dhe Cloe.

ShowBiz

09/11/2018 15:35

Aktori i njohur turk Mehmet Gunsur i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij 78-vjeçar, i cili prej pak kohësh ishte nën kujdesin e mjekëve.

Agjencia e lajmeve “IHA” raportoi se ceremonia mortore e Teoman Gunsur u zhvillua të enjten në Zincirlikuyu të Stambollit.

Aktori 43-vjeçar Mehmet Gunsur prej pak kohësh jeton në Itali me bashkëshorten e tij Katerina Mongio dhe fëmijët Maya, Ali dhe Cloe.

Ai mësohet se ka zbritur në Stamboll me avionin e parë, sapo ka marrë lajmin e hidhur për humbjen e babait.

Përveç të afërmve, Mehmet Gunsur-it në këtë ditë të vështirë iu gjendën pranë edhe kolegët aktorë Selman Ergenç, Tulin Ozen, Guven Kiraç, Sarp Akkaya, Ece Sukan, Berrak Tuzunataç, Halit Ergenç dhe Engin Ozturk.