Dita e Van Gaalit

Selektori i Holandës, Louis van Gaal pritet të brenda ditës së sotme të zyrtarizohet si menaxher i ri i Manchester Unitedit. Ai do të marrë drejtimin e gjigantit anglez, pas përfundimit të Kampionatit botëror.

Sport

15/05/2014 12:55

Selektori i Holandës, Louis van Gaal mund të emërohet sot menaxher i ri i Manchester Unitedit, raportojnë mediet angleze.

Van Gaal, 62-vjeç, është favorit për postin e menaxherit në Old Trafford pas shkarkimit të David Moyesit, muajin e kaluar, dhe raportohet se tashmë është takuar me futbollistin-trajnerin, Ryan Giggs në Holandë të mërkurën.

Giggs i cili u emërua menaxher i përkohshëm pas largimit të Moyesit, qëndroi në qytetin e lindjes së Van Gaalit në Noordëijk, ku besohet se u takua me selektorin e Holandës, i cili i ofroi mundësinë që të ketë rolin e asistentit të tij.

Van Gaal ka refuzuar të pranojë se do të jetë strateg i ri i Manchester Unitedit, por besohet se marrëveshja mund të zyrtarizohet brenda ditës së sotme. V

an Gaal, i cili më parë ka punuar në Ajax, Barcelonë, AZ Alkmaar dhe Bayern Munich, është aktualisht duke përgatitur Holandën për Kampionatin botëror në Brazil.