Dita e refugjatëve, një trokitje në ndërgjegjen botërore – Lajmi.net
Dita e refugjatëve, një trokitje në ndërgjegjen botërore
Autori: Lajmi.net Opinion 19:13, 19 June 2017
Bota e qytetëruar edhe këtë vit, me 20 qershor shënon Ditën Botërore të Refugjatëve, duke bërë të njohura vuajtjet e miliona njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre.

 

Kombet e Bashkuara, të cilat edhe krijuan këtë ditë, tërheq veçanërisht vëmendjen tek nevojat e papërmbushura të afër 60 milion personave, të shpërngulur nga konflikti, persekutimi, katastrofa natyrore dhe mungesa e ushqimeve, dhe si pasojë të detyruar të shpërngulen në gjithë botën, duke pritur një zgjidhje. Kjo ditë synon të na kujtojë të gjithëve se refugjatët nuk janë statistika pa fytyrë, por individë të vërtetë me dinjitet, të drejta dhe nevoja.

Çdo vit, shtete  të ndryshme të botës strehojnë miliona  refugjatë nga vende të ndryshme të botës, e në mesin edhe tyre edhe shum bashkë kombas tanë.

Nuk kalon një ditë pa një tragjedi të re të refugjatëve, të cilën e shohim  nëpër media, pa një tragjedi të fëmijëve, nënave, baballarëve që humbasin jetën e tyre, në një përpjekje të dëshpëruar për t’i siguruar një vend më të mirë për jetesë apo për ti shpëtuar dhunës e persekutimit.

Në këtë sfond tragjik, nivelet shqetësuese të ksenofobisë dhe retorikës përçarëse politike për çështjet e azilit dhe migracionit, janë një kërcënim për marrëveshjet ndërkombëtare që mbrojnë njerëzit e detyruar të largohen nga lufta apo persekutimi.

Në vend të një ndarje të drejtë të barrës, ne po shohim kufijtë e mbylljes, në vend të vullnetit ka paraliza politike.

Qytetarët shqiptar të Republikë së Kosovës, e kanë përjetuar shumë herë ndjenjën e të qenurit refugjat. Ndjenjën e rëndë të ikjes nga toka e tyre, por më së keqi e kemi përjetuar në vitin 1999 për shkak të dëbimit nga forcat serbe të mbi një milion qytetarëve shqiptar nga Kosova drejt vendeve tjera.

Ne, më mirë se cilido popull në Evropë e dimë se çka do të thotë të ikësh nga shtëpia, familja, nga vendlindja.

Valët e migrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve tjera nuk kanë të ndalur edhe përkundër thirrjeve të shumta nga qeveri të ndryshme që kan qeverisur me vendin apo organizatave që merren me këtë problem shoqëror.

Me gjithë faktin se në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa është numri i personave që dëshirojnë, apo tentojnë të migrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon të mbetet shqetësues.

Vendi ynë, urgjentisht duhet të kthej vëmendjen nga kjo dukuri shqetësuese sidomos për të rinjët dhe profesionistët, të cilët duke mos parë presektivë në Kosovë në mënyra të ndryshme, shpesh edhe duke rrezikuar gjithcka po vazhdojnë të ikin drejt vendeve evropiane dhe vende tjera për një jetë më të mirë apo më shumë mundësi.

Një gjë tjetër është edhe vetëdijësimi i qytetarëve tanë, përmes konferencave, simpoziumeve dhe mënyrave tjera të u spjegohet rreth pasojave të ikjes/migrimit të paligjshëm. Duke e kuptuar thellësisht nevojën për punë dhë për të ardhmen e secilit, Republika e Kosovës duhet të ketë një vëmendje të posacme, sidomos pas liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, për të mos ndodhur ndonjë valë tjetër e ikjes së qytetarëve tanë duke thyer rregullat e lëvizjes së lirë apo duke u paraqitur si refugjat në shtete të ndryshme evropiane .

 

Jahja Lluka

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Departamenti për Diasporën

Fjalët kyçe: Jahja Lluka

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool