DITA E RAMUSHIT

Sot në qytetin Colmar të Francës pritet të mbahet seanca e radhës dhe sipas të gjitha gjasave e fundit për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajme

09/02/2017 09:10

Seanca pritet të fillojë në orën 14:00 me paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradimin.

Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Serbisë.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, është shprehur i bindur se Haradinaj sot përfundimisht do të lirohet. /Lajmi.net/