Dita e pestë e zhdukjes së Sali Gërqinës, ende asnjë gjurmë

Sot është dita e pestë e zhdukjes së Sali Gërqinës.

Lajme

01/07/2017 12:15

Edhe sot (e shtune) janë duke vazhduar kërkimet për trupin e kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqina, shkruan lajmi.net.

Kërkimin po e vazhdojnë ekipet e policisë së bashku më FSK-së dhe një grup zhytës vullnetar nga Mitrovica, kështu bëri të ditur për lajmi.net, zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj.

Ajo tha, se deri më tani nuk ka pasur gjurmë të Gërqinës, por se kërkimet do të vazhdojnë.

“Po janë duke vazhduar kërkimet, edhe sot janë njësit i FSK-së, në mbështetje të tyre janë edhe një grup vullnetar i zhytësve ‘Trepça’ nga Mitrovica, gjithashtu atje është edhe njësit policor. Kërkimet do të vazhdojnë deri sa të vjen një urdhër tjetër nga FSK, mirëpo ende nuk ka pasur asgjë”, ka thënë Podrimaj.

Kujtojmë, se Sali Gërqina njihet si njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshejtë në stilin “dallëndyshe”. /Lajmi.net/