Dita e parë e Mascheranos te Hebei Fortune në Kinë

Javier Mascherano u prit nga një numër i madh i gazetarëve dhe disa zyrtarëve të klubit pas ardhjes në Kinë.

Sport

27/01/2018 08:47

Javier Mascherano ka filluar stërvitjet e para individuale si futbollist i Hebei Fortune.

Ylli argjentinas u largua nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit duke nënshkruar me klubin e pasur kinez.

Mascherano u prit nga një numër i madh i gazetarëve dhe disa zyrtarëve të klubit pas ardhjes në Kinë, përcjell “lajmi.net”.

Në xhirimin e publikuar, Mascherano shihet edhe duke bërë punë individuale në palestër. /Lajmi.net/

YouTube player