Dita e Paqes, rusët protestojnë kundër Putinit

Në dy qytetet më të mëdha të Rusisë, Moskë dhe Shën Petersburg sot do të mbahen protesta kundër rolit të Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Bota

21/09/2014 12:03

Aleksandr Ryklin, nga lëvizja opozitare Solidariteti, ka thënë se slogani i marsheve paqësore do të jetë: “Putin, mjaft me gënjeshtra dhe luftëra”, transmeton REL.

Protesta të ngjashme pritet të mbahen edhe në qytete të tjera jashtë Rusisë, si në Pragë, Berlin dhe San Francisko.

Këto protesta përkojnë me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila shënohet çdo vit më 21 shtator.