Dita e Kosovës në Abu Dhabi: Edhe Majlinda Kelmendi kalon në finale

Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen e Grand Slamit të xhudos në Abu Dhabi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Sport

27/10/2018 12:52

Pas Nora Gjakovës, dhe Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Kampionia olimpike e Rio 2016, rrugën për finale e ka siguruar pas fitores së shënuar ndaj xhudistes nga Britania, Chelsie Giles, me Ippon.

Në finalen për medalje të artë, Majlinda Kelmendi do të takohet me Odette Giuffrida, një italiane e njohur për të gjithë ne, të cilën vajza nga Peja e ka mundur në Rio në luftën finale për medaljen e artë./Lajmi.net/