“Dita e djeshme ishte një ditë nga ato që të bën krenarë”

Shpëtim Selmanaj nga AAK, i cili dje ishte prezent në seancën gjyqësore të Ramush Haradinajn në Colmar të Francës, është shprehur krenar për ditën e djeshme.

Lajme

10/02/2017 20:24

Selmanaj njëherit shprehi mirënjohje për avokaten e Haradinajn, Rachel Lindon e cila në mënyrë dinjitoze paraqiti mbrojtjen për rastin, që pritet të përfundojë më mars.

Ja postimi i plotë:

Dita e djeshme, përvec epilogut të padrejtë dhe stërgjatës së vendimit final e i cili padyshimë që do të jetë triumfi i radhës per z.Haradinaj, ishte një ditë nga ato që të bën krenarë, duke filluar nga pjesmarrja e djeshme në seancën gjyqësore në Colmar, tutje raportimeve serioze e korrekte mediale mirëpo ajo që më emocionoi ishte avokatja e z. Ramush Haradinaj zonja Rachel Lindon, e cila me menyrë dinjitoze paraqiti mbrojtjen për rastin të cilin me datën 2 Mars do ta perfundojë me sukses!