Dita e derbit të Anamoravës
‘Pranvera’ ka ardhur në futbollin e Kosovës.
Sport
Sezoni pranveror në Ipko Superligën e Kosovës ka nisur të premten, me Llapin që ka arritur të shënoi fitore me rezultat bindës 0-3 në udhëtim te KEK-u.
Në orar për ditën e shtunë për xhiron e 18-të janë edhe tri ndeshje tjera.
Sigurisht që vëmendja e të gjithëve është në Gjilan, kur zhvillohet derbi i Anamoravës.
Drita në cilësinë e nikoqirit, pret rivalët e qytetit, skuadrën e Gjilanit, në ndeshjen që luhet nga ora 13:30.
Dy ndeshje tjera interesante në orar për ditën e sotme janë edhe Ferizaji – Trepça ’89 dhe Ballkani – Drencia./Lajmi.net/