Dita e debutuesve

Katër përforcime të mëdha do të debutojnë sot për skuadrat e tyre përkatëse në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë. Mesut Ozil ishte blerja e madhe e Arsenalit që kushtoi gati 50 milionë euro kur erdhi nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Ylli gjerman pritet të bëjë paraqitjen…

Sport

14/09/2013 10:23

Katër përforcime të mëdha do të debutojnë sot për skuadrat e tyre përkatëse në kuadër të xhiros së katërt në Premierligë.

Mesut Ozil ishte blerja e madhe e Arsenalit që kushtoi gati 50 milionë euro kur erdhi nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Ylli gjerman pritet të bëjë paraqitjen e parë për skuadrën londineze në duelin kundër Sunderlandit në Stadium of Light. Ngjashëm me të, Marouane Fellaini u transferua në Manchester United nga rivali Everton në çastet e fundit para mbylljes së tregut të futbollistëve.

Ai pritet të shijojë fanellën e gjigantit nga Old Trafford në duelin kundër Crystal Palace. Mesfushori Christian Eriksen ishte një prej shtatë përforcimeve që iu bashkuan Tottenhamit pas shitjes së Gareth Bale në Real Madrid.

Danezi konsiderohet si futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, një pjesë të cilën pritet ta shohim sot kundër Norwichit.

I fundit në këtë renditje, por aspak për tu nënçmuar, Samuel Eto’o do të bëjë paraqitjen e tij të parë si futbollist i Chelseat në udhëtim te Everton.

Ylli kamerunas erdhi në Stamford Bridge nga Anzhi Makhachkala dhe menaxheri Jose Mourinho tregoi se do ta përdorë menjëherë në duelin e radhës.